Vora është një prej ekipeve që ditën e djeshme është rikthyer në fushën e blerë. Skuadra ka kryer stërvitjen e parë pas pushimeve.
Lojtarët janë vënë nën urdhrat e Arjan Bellait, i cili do të udhëheqë ekipin në sezonin e ri.
Për ish-timonierin e Bylisit kjo është stërvitja e parë me ekipin e Vorës dhe tashmë ka nisur puna për szonin e ri, ku synimi kryesorë i klubit do të jetë ngjitja në Superiore.
Vora do të zhvillojë disa ndeshje miqësore, emrat e skuadrave do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.
“Skuadra ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri 2024-2025.
Ekipi ka zbritur në fushë duke zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhërat e trajnerit Arian Bellai, ekipi do të zhvillojë disa miqësore, kundërshtarë të cilët do të zbulohen me kalimin e ditëve”, ka shkruar klubi.