Qardaku nuk e harron Vorën

Futboll

Qardaku nuk e harron Vorën

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 14:17
Eridon Qardaku

Eridon Qardaku është zyrtarizuar ditën e djeshmë nga Dinamo. Kështu sulmuesi është bërë futbollisti më i ri i dinamovitëve, ku në sezonin e ri do të luajë me fanellën e “Bluve”.

Shkodrani mbylli aventurën e tij te Vora dhe tashmë rikthehet në Superiore, ku synon të jetë protagonistë. Menjëherë pas zyrtarizimit nga Dinamo, 23-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Qardaku falenderon klubin e Vorës për sezonin fantastik të zhvilluar së bashku, ndërsa iu uron ngjitjen në Superligë.

“Falenderoj nga zemra ekipin e Vorës për këtë sezon që kaluam.

Falenderoj presidentin, stafin, trajnerët, çunat e ekput dhe tifozët e mrekullueshëm.

Ju uroj me gjithë zemër një sezon sa më të mirë dhe shpresoj të arrini objektivin që patëm së bashku dhe këtë sezon ngjitjen në Superligë sepse e meritoni”, ka shkruar sulmuesi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat