Ofertat

Futboll

Ofertat

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 14:18
Keidi Bare

Keidi Bare mbylli sezonin e Espanyol dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg. Kjo i jep mundësinë mesfushorit të Kombëtares të jetë i kujdesshëm për të ardhmen.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, teksa sipas mediave spanjolle bëhet me dije se ish-skuadra e Bares kërkon ta rikthejë në skuadër. Bëhet fjalë për Malagan, e cila militon në kategorinë e dytë spanjolle.

Klubi kërkon të ndërtojë  një skaudër konkuruese, ku të bëhet e mundur rikthimi në elitë dhe në këto kushte synojnë Baren për t’i mesuar ‘çelësat’ e mesfushës.

Kujtojmë se në të kaluarën Bare ka qenë pjesë e Malagas për 2 vite dhe më pas kaloi te Espanyol.

Siç duket fieraku nga Espanyol do të rikthehet sërish te Malaga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat