Kemal Ademi është larguar nga futbolli zviceran dhe karrierën do ta vazhdoj në Kroaci.
Sulmuesi nga Kosova së fundmi ishte pjesë e Luzernit në Superligën e Zvicrës, derisa sot është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës kroate Osijek.
28-vjeçari nënshkroi për NK Osijek për dy vjet, dhe është interesante të theksohet se ai flet shumë mirë edhe gjuhën kroate.
Ai ka shumë përvojë, pasi ka luajtur për St. Gallen, Hoffenheim, Xamax, Basel, Fenerbahçe, Karagümrük, Khimki, Paderborn, Sandhausen dhe Luzern.