Skuadra e Dukagjinit vazhdon të përforcohet në merkaton verore, ku deri më tani ka arritur të nënshkruajnë me disa futbollistë.
I rradhës që ka nënshkruar me “Hitha” është mesfushori Mërgim Pefqeli.
Klubi nuk e ka zbuluar akoma transferimin e tij, por nga një fotografi e postuar, dallohet se është Pefqeli.
Ish-kapiteni i Prishtinës, ndau rrugët me bardhekaltërit këtë edicion, me kryeqytetasit që kanë larguar pjesën më të madhe të skuadrës.