Domi vazhdon kontratën me Lirinë!
Kukësiani Fluturim Domi ka arritur marrëveshje me klubin e Lirisë, që mos të largohet nga Prizreni.
Kontrata është nënshkruar nga lojtari, i cili do jetë pjesë e Përparim Thaqit deri në vitin 2025, shkruan Olle.
Anësori këmbëshpejtë, i cili karrierën e filloi te KF Kukësi, nënshkroi me klubin e Lirisë në shkurt të këtij viti dhe që atëherë ka bërë gjithsej 16 paraqitje me ngjyrat bardhezi të KF Liria..