Arb Manaj tashmë është lojtar i Dritës, ku nga 1 korriku 2024 i është bashkuar dhe zyrtarisht tre herë kampionëve të vendit tonë.
Manaj ishte transferuar nga Ballkani në merkaton e janarit, por pas një gabimi, doli që sulmuesi të mos ketë të drejtën e lojës në Superligën e Kosovës.
Me të kumtuar lajmin, drejtuesit e klubit vendosën që sulmuesin ta dërgojnë në Khazakistan, te skuadra e FC Zhenis.
Në 12-të takime, 25 vjeçari arriti të shënonte dy gola.
Manaj do jetë një forcë shtesë për skuadrën e Zekirija Ramadanit, ku do ketë një partneritet bombastik me Blerim Krasniqin, i cili shkëlqeu në edicionin e fundit.