Gati të paguajë 25 milionë euro për sulmuesin kuqezi

Futboll

Gati të paguajë 25 milionë euro për sulmuesin kuqezi

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 15:05
Armando Broja në veprim

Armando Broja në modë.

Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere.Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.

Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e Brojës.

Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.

Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat