Kombëtarja e Sllovenisë ka thyer një rekord të çuditshëm në Kampionatet Evropiane dhe Kupën e Botës pasi barazoi 0-0 ndaj Portugalisë të hënën mbrëma.
Faza e 1/8-tës e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ përfundon sot (e martë) mbrëma, pasi Holanda përballet me Rumaninë dhe Austria kundër Turqisë në ndeshjet e fundit të fazës së parë me eliminim direkt.
Të hënën në mbrëmje, Franca shënoi një gol të vonë për të mposhtur Belgjikën 1-0, ndërsa Sllovenia arriti të mbajë Portugalinë në barazim 0-0, por në fund humbi 3-0 në penallti.
Dhe rezultati i fundit do të thotë se Sllovenia ka thyer një rekord unik të Kampionatit Evropian dhe Kampionatit Botëror.
Sipas faqeve në rrjetin social X, Sllovenia është ekipi i parë kombëtar në historinë e Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës që u eliminua me katër barazime në katër ndeshje.
Në ndeshjen e parë të Euro 2024, Sllovenia barazoi 1-1 me Danimarkën, ndërsa e përsëritën këtë rezultat katër ditë më vonë kundër Serbisë.
Dhe në ndeshjen e fundit të grupit, skuadra e Matjaz Kek mbajti Anglinë në një barazim pa gola, duke i siguruar të dyja ekipeve kalimin në fazën eliminatore.
Ndërsa dolën për t’u përballur me Portugalinë në fazën e 1/8-tës, shumë menduan se Sllovenia nuk kishte asnjë shans kundër skuadrës plotë yje të Roberto Martinez.
Por, lojtarët e ‘dobët’ mbijetuan në 120 minuta, me momentin më të madh të ndeshjes që erdhi teksa Cristiano Ronaldo u pa duke qarë pasi humbi një penallti në minutën e 15-të të kohës shtesë, e cila ka të ngjarë të kishte siguruar përparimin për skuadrën e tij..