Leroi Sane u prezantua sot përballë gazetarëve për të komentuar zhvillimet më të fundit në pritje të sfidës së ditës së premte ku në orën 18:00 në Shtutgart, Gjermania dhe Spanja do të luajnë për një vend në gjysmëfinalen e Euro 2024.
Si fillim Sane shpjegoi se pas shumë muajsh mund ta konsideronte veten si të rikuperuar plotësisht.
“Luajta me Danimarkën dhe pas ndeshjes dhe në ditët në vazhdim nuk kisha asnjë shtqesim.
Jam i lumtur pasi kisha muaj të tërë që luaja me dhimbje”, shpjegoi sulmuesi i krahut i Bajernit.
Një tjetër temë e trajtuar ishte edhe ajo në lidhje me Spanjën. “Ne e dimë se Spanja luan shumë në sulm dhe ky mund të jetë një avantazh për ne pasi mund të kemi shumë hapësira.
Kemi vënë re se Spanja në ndeshjet e fundit po luan me shume vetëbesim, por në të njëjtën kohë them se ata nuk janë shumë të kënaqur që ndeshen me ne.
Finale? Më mirë të mos e ngarkojmë shumë këtë duel duke thënë se është një finale pasi në lojë janë ende shumë skuadra të tjera të forta”, arsyetoi Sane.