Malen dy gola, Gakpo shënon dhe asiston, Holanda kualifikohet në mes tetë më të mirave

Futboll

Malen dy gola, Gakpo shënon dhe asiston, Holanda kualifikohet në mes tetë më të mirave

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 korrik 2024 Në ora: 17:40 Përditësuar në ora: 19:53 më 02.07.2024
Pamje nga ndeshja

Rumania eliminohet

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Rumaninë. 

“Tulipanët” janë kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe e presin fituesin e sfidës së sotme (21.00) mes Turqisë dhe Austrisë.

Në minutën e 20-të, Cody Gakpo futet brenda 16-shit e paksa si anash. me një goditje të fortë ka shënuar në këndin e djathtë të poshtëm, 1:0 për Holandën. 

Rumania – Holanda 0:3

Stadiumi 'Allian - Arena' në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).Shënues; Gakpo (20')., Malen (83' e 90+3’).
Kartona të verdhë: Marin, Stanciu.

Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin (Mihaila 72'), Burca, Mogos (Racovitan 38'), M. Marin (Cicaldau 72'), Man, R. Marin, Stanciu (Olara 88'), Hagi (Alibec 72') dhe Dragus.

Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake (van de Ven 69'), Schouten (Veerman 69') , Reijnders, Bergwijn (Malen 46'), Xavi, Gakpo (Weghorst 84') dhe Depay (BLind 90+2').

Në fund të pjesës së parë (44') Simons nga pozita ideale e afërsia, nga rreth 8-9 metra, gjuajti plogësht e jashtë portës së djathtë. 

Në minutën e 54-të, Depay shpërdoroi një rast të mirë nga afërsia ku u bllokua nga mbrojtja e Rumanisë.

Rumania me fat në minutën e 58-të, pasi që goditja me kokë e van Dijk ka përfunduar në shtyllën e majtë të poshtme.

Në minutën e 73-të, Veerman në pozitë ideale por gjuajti për disa centimetra jashtë shtyllës së majtë.

Gakpo kreu punën për bukuri dhe Malen realizoi për 0:2 në minutën e 83-të. 

Malen në minutën e 90+3, vulosi fitoren në 3:0.

Holanda në çerekfinale

(E plotësuar)  -  90' Minuta e fundit.

88' Holnada po dominon.

83' Gakpo kreu punën për bukuri dhe Malen realizoi për 0;2.

80' Ndeshje e fortë.

Rumania – Holanda 0:3

Stadiumi 'Allian - Arena' në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).Shënues; Gakpo (20')., Malen (83').

Kartona të verdhë: Marin, Stanciu.

Rumania: Nita, Ratiu, Dragusin (Mihaila 72'), Burca, Mogos (Racovitan 38'), M. Marin (Cicaldau 72'), Man, R. Marin, Stanciu (Olara 88'), Hagi (Alibec 72') dhe Dragus.
Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake (van de Ven 69'), Schouten (Veerman 69') , Reijnders, Bergwijn (Malen 46'), Xavi, Gakpo (Weghorst 84') dhe Depay (BLind 90+2').

76' Holanda afër çerekfinales.

73' Veerman  në pozitë ideale por gjuajti për disa centimetra jashtë shtyllës së majtë.

72' Rumania e rrezikshme kohë pas kohe.

69' Holanda po sulmon.

63' Gakpo shënon por anulohet pasi që ishte në pozitë jashtë loje,  Rumania - Holanda 0:1..58’ Rumania me fate , pasi që goditja me kokë e van Dijk ka përfunduar në shtyllën e majtë të poshtme.

54’ Depay shpërdoroi një rast të mirë nga afërsia ku u bllokua nga mbrojtja e Rumanisë.

53' Holand apo luan me sukses.

50' Ndeshje e mirë.47' Rumania kërkon barazimin.

Përfundon pjesa e parë.

44' Simons nga pozita ideale e afërsia, nga rreth 8-9 metra, gjuajti plogësht e jashtë portës së djathtë të Rumanisë.

43' Lojë me ritëm të lartë.

40' Holanda ka iniciativën.37' Holanda po tregon lojë më të mirë.

33' Holanda po tregon lojë me aksione të shpejta. 

30' Holand anë epërsi.26' Holanda po sulmon.

23' Holanda është e inspirtuar pas epërsisë.

20' Cody Gakpo futet brenda 16-shit e paksa si anash. me një goditje të fortë ka shënuar në këndin e djathtë të poshtëm, 1:0 për Holandën. 

17' Nuk ka gola deri me tani,

11’ Nuk ka gola, Holanda në presion.8’ Rumania po tregon lojë të mirë.

5’ Ndeshje e baraspeshuar.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Formacionet zyrtare të takimit Rumani - Holandë

Rumania do të përballet me Holandën, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.

Ballkanasit arritën të kualifikohen nga faza e grupeve, pasi kryesuan Grupin E me 4 pikë të koleksionuara. Rumunët arritën të merrnin 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në një grup ku të gjithë përfunduan me pikë të barabarta, por një kombinim rezultatesh bëri të mundur që Rumania ta kryesonte atë para ekipeve si Belgjika, Sllovakia apo Ukraina. Ata duan të tregojnë forcën dhe të shkruajnë historinë sot, nëpërmjet një fitoreje kundër holandezëve.

Nga ana tjetër, Holanda, pati një rrugëtim të vështirë deri këtu. Edhe ata arritën të koleksiononin 4 pikë, me të njëjtat rezultate, por humbja në takimin e fundit kundër Austrisë djeg shumë për ekipin e Ronald Kumanit. Ata treguan shumë problematika në lojë gjatë 3 takimeve të para, dhe shumica thojnë që fati i ndihmoi që të kualifikoheshin.

Pikërisht ky është synimi kryesorë i “tulipanëve”, që t’i shuajnë këto kritika dhe t’i tregojnë Europës që janë pretendent për fitimin e trofeut.

FORMACIONET ZYRTARE

RUMANIA (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragushin, Burça, Mogosh; Marin; Man, Staniçu, Marin, Haxhi; Dragush | Trajner: Eduard Iordanesku

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons. Sshouten; Gakpo, Depaj, Berguijn | Trajner: Ronald Kuman.

Si do zbresin në fushën e lojës Rumani - Holandë?

Si do zbresin në fushën e lojës Rumani - Holandë?

Rumani-Holandë është ndeshja e parafundit e fazës së 1/8-ave, takim që nis në orën 18:00 në “Allianz Arena”.

Ndërsa jemi në prag të këtij takimi ku do të “diskutohet” një vend për në fazën e çerekfinaleve.

Trajnerët Iordanescu dhe Koeman kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e blertë ekipet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat