Pulisic: Më vjen keq për eliminimin

Futboll

Pulisic: Më vjen keq për eliminimin

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:08
Pulisic

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mposhtën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Copa America duke mbyllur këtu rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Amerikanët nuk ia dolën për të evituar humbjen 0-1 ndaj uruguaianëve, teksa zhgënjimi ishte i madh, kjo edhe për faktin se janë organizatorët e këtij edicioni.

Pas ndeshjes, Chriastian Pulisic theksoi se skuadrës i mungoi cilësia.

“Më vjen keq që e mbyllëm rrugëtimin këtu. Kishim një fillim shumë të mirë të këtij kompeticioni, e nisëm me fitore kundër Bolivisë, por më pas nuk arritëm që të merrnim pikë dhe në një turne të tillë kaq shumë gabime janë fatale.

Ashtu siç thashë edhe ndaj Uruguait në përsëritëm gabimet, e nisëm me ritmin e duhur, kishim shumë energji dhe besim, por mendoj se mungesa golit na tensionoj dhe në pjesën e dytë kur pësuam na mungoi cilësia për të ndryshuar rezultatin.

Duhet të shohim për të ardhmen dhe të punojmë shumë që të përmirësohemi” – tha lojtari Milan-it që në suksesin e vetëm ndaj Bolivisë shënoi një gol dhe dhuroi një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat