Empoli ka njoftuar emërimin e Roberto D’Aversa si trajner i ri i klubit, kështu që vetëm Cagliari është ende pa trajner për sezonin 2024-25.
Të gjitha klubet e Serie A kanë konfirmuar trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, me përjashtim të Cagliarit që ende nuk ka shpallur zëvendësimin e Claudio Ranierit.
Raporte të shumta thonë se ish-trajneri i Empolit, Davide Nicola do të marrë drejtimin e ekipit nga Sardenja, por nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga klubi deri më tani.
Empoli ishte skuadra e fundit që konfirmoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, duke njoftuar emërimin e D’Aversa të martën në mëngjes. Taktikani italian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.
D'Aversa ishte shkarkuar nga Lecce marsin e kaluar për shkak të një ecurie të dobët të formës, e cila kulmoi me trajnerin që u përpoq të godiste me kokë sulmuesin e Hellas Verona, Thomas Henry.
Tre nga pesë klubet më të mira të Serie A në sezonin 2023-24, Milani, Juventusi dhe Bologna, kanë ndryshuar trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, ndërsa Interi dhe Atalanta konfirmuan respektivisht Simone Inzaghi dhe Gian Piero Gasperini.
Më poshtë janë të gjithë trajnerët e konfirmuar të Serisë A për sezonin 2024-25
Inter – S. Inzaghi (konfirmuar)
Milan – P. Fonseca (i ri)
Juventus – T. Motta (i ri)
Atalanta – G.P Gasperini (konfirmuar)
Bolonja – V. Italiano (i ri)
Roma – D. De Rossi (konfirmuar)
Lazio – M. Baroni (i ri)
Fiorentina – R. Palladino (i ri)
Torino – P. Vanoli (i ri)
Napoli – A. Conte (i ri)
Genoa – A. Gilardino (konfirmuar)
Monza – A. Nesta (i ri)
Verona – P. Zanetti (i ri)
Lecce – L. Gotti (konfirmuar)
Udinese – K. Runjaic (i ri)
Cagliari – Pa trajner
Empoli – R. D’Aversa (i ri)
Parma – F. Pecchia (konfirmuar)
Como – Osian Roberts dhe Cesc Fabregas (konfirmuar)
Venezia – E. Di Francesco (i ri)