​Juventusi godet në merkato, e transferon birin e legjendës së klubit

Futboll

​Juventusi godet në merkato, e transferon birin e legjendës së klubit

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:22
Khéphren Thuram

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, transferimi i Khéphren Thuram në Juventus është punë e kryer.

Juventusi dhe OGC Nice kanë gjetur akordin për marrëveshjen prej 20 milion eurosh plus paketën e shtesave deri në 25 milion euro.

Thuram, i cili është i biri i legjendës së Juventusit, Lilian Thuram, ka rënë dakord për një kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Dokumentet do të shkëmbehen sot dhe nesër, ndërsa hapat final janë teknikë përpara analizave mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat