Francezi shumë pranë firmës me Nicen

Futboll

Francezi shumë pranë firmës me Nicen

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 19:02
Tottenhami

Tanguy Ndombele do të jetë lojtari më i ri i Nice.

27-vjeçari do të rikthehet kështu në kampionatin francez, ndërsa për momentin mungon vetëm zyrtarizimi, me lojtarin që më parë ka luajtur për Amiens dhe Lyon, ndërsa te Nice u transferua si një lojtarë i lirë pasi i përfundoi kontrata te Tottenham.

Mesfushori francez luajti vetëm dy sezonet e para në Londër, 2019-2021, ndërsa më pas provoi shijen e tre huazimeve, Napoli, skuadër me të cilën fitoi edhe titullin kampion në Serie A, Lyon dhe sezonin e fundit te Galtasaray.

Tottenham kishte njoftuar prej kohësh se nuk do të rinovonte kontratën me Ndombele, teksa Nice do të jetë shtëpia e tij e re, me klubin që po ndërton një skuadër solide për edicionin e ri, me revolucionin që nisi me zyrtarizimin e trajnerit Franck Haise.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat