Geralb Smajli prezantohet te kampionët e Kosovës!
Tashmë ishte e ditur prej kohësh që mbrojtësi shkodran, Geralb Smajli, nuk do ta rinovonte kontratën e tij me ekipin e Vllaznisë.
Mbrojtësi i Shpresave U21, kërkonte një aventurë të re në karrierë dhe prandaj mori vendimin për të lënë klubin e tij të vendlindjes.
Smajli sot u prezantua te kampionët e Kosovës, Ballkanit, dhe do të jetë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, ku i pret si fillim raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve.