Turqia në çerekfinale
Turqia është në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Turqit e mposhtën me rezultat 2:1 Austrinë.
Futbollisti Merih Demiral është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola në triumfin e madh të turqve.
Ndeshje e luftuar deri në fund, të dy kombëtaret dhanë maksimumin.
Austria - Turqia 1:2
Stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portugalia).
Shënues: Gregoritsch (66') - Demiral (1' e 59').
Kartona të verdhë: Schmid, Lienhart - Kökcu, Yüksek.
Austria: Pentz, Posch, Danso, Lienhart (Wober 65'), Mwene (Prass 46'), Seiwald, Laimer (Grillitsch 65'), Schmid (Gregoritsch 46'), Baumgartner, Sabitzer dhe Arnautoviq.
Turqia: Günok, Müldür, Demiral, Bardakci, Kadioglu, Ayhan, Yüksek (Ozcan 58'), Arda Güler (Yokuslu 78'), Kökcu (Kahveci 83'), Yildiz (Akturkoglu 78') dhe Yilmaz.
Qysh në minutën e parë turqit kalojnë në epërsi me golin e futbollistit Merih Demiral.
Në minutën e 5-të, fat për Turqinë, Schmid nga rreth një metër nuk e qëlloi topin.
Në minutën e 51-të, Marko Arnautoviq i Austrisë, pati rast të mirë por nuk mposhtet portieri turk.
Në minutën e 60-të, Merih Demiral kërceu më së larti dhe me kokë ka shënuar për 2:0.
Në minutën e 66-të, Austria ngushtoi humbjen me golin e futbollistit Michael Gregoritsch i cili nga afërsia me goditje të fortë shënoi.
Yilmaz në minutën e 90+3 lëshoi rastin ideal, gjuajti në trup të portierit.
Në minutën e 90+5, Baumgartner pati të barazojë por portieri turk tregon klasin e tij.
Turqia do të ndeshet me Holandën në çerekfinale e Kampionatit Evropian.