Eduart Rroca rikthehet

Futboll

Eduart Rroca rikthehet

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 21:39
Eduart Rroca

Pas aventurës së shkurtër te skuadra e Manisës, ku u aktivizua 10 ndeshje si i huazuar, Eduart Rroca është rikthyer sërish te skuadra e Instanbulspor.  

Mesfushori 30-vjeçar ka postuar ditën e sotme një foto nga seanca stërvitore së bashku me Valon Ethemin dhe Jetmir Topallin. 

Vlen të theksohet fakti se të 3 futbollistët shqiptarë ishin të huazuar në sezonin e shkuar, Rroca dhe Topalli te Manisa, ndërsa Ethemi te Koniaspori. 

“U mblodh banda prap”, ishte mbishkrimi i mesfushorit nga Librazhdi në postimin e tij në “Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat