Elbasani shton kualitetin, prezanton mesfushorin 26-vjeçar!
Cristian Dros është lojtari më i ri i Elbasanit.
Klubi verdheblu ka prezantuar mesfushorin me një video përmes rrjeteve sociale.
26-vjeccari shton kështu kualitetin e Elbasanit, që do të luajë në Superiore këtë sezon.
Edicionin e fundit futbollistik luajti me Slavia Mozyr në elitën e futbollit bjellorus
Kujtojmë se ky është zyrtarizimi i dytë pas Bruno Lulajt. Klubi në vazhdim pritet të përforcohet sërish, ndërsa ka nisur stërvitjen për sezonin e ri..