Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, nuk ndalet me përforcime.
Synimi i skuadrës shqiptare është që të përforcohet në çdo pikëpamje për paraqitjen në kualifikueset e Champions League.
“Para prezantimit zyrtar në fanellën e Strugës është edhe ish-portieri i Makedonia GP, Hristijan Stevkovski.
25-vjeçari Stevkovski do të jetë zëvendësuesi i Vedran Koshevskit, edhe pse klubi paraprakisht kishte angazhuar boshnjakun Filip Dujmoviq”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.