Dy fitore me dy autogola

Futboll

Dy fitore me dy autogola

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:42
Mbappe

Franca e Didier Deschamps është në çerekfinale të “Euro 2024” pa shënuar dot asnjë gol nga loja e hapur, të paktën sipas tabelave të UEFA-s.

Dy fitore me dy autogola, një barazim pa gola me Holandën, dhe barazimi 1-1 ndaj Polonisë, i karakterizuar nga penalltia e Mbappé.

Është e qartë se reparti ofensiv francez vazhdon të zhgënjejë në këtë Kampionat Europian, siç theksohet edhe nga një batutë e Giorgio Chiellini në TV. Ish-mbrojtësi i Juventusit, protagonist në ekranin e “FOX Sports”, sigurisht që nuk e ka kursyer Francën e Didier Deschamps dhe sulmin e drejtuar nga Kylian Mbappé.

Ky i fundit u “zhbllokua” vetëm nga pika e bardhë në këtë kompeticion. Në vazhdën e deklaratave të lëshuara nga ish-shoku i tij i skuadrës te Juventusi, Adrien Rabiot, i cili kishte nënvizuar se sa i rëndësishëm ishte rezultati dhe jo estetika, bashkëpunëtori teknik i Los Angeles FC u kënaq me një frazë, që u bë menjëherë “virale” në internet: “Autgoli është sulmuesi më i mirë i Francës”.

Fjalë që shkaktuan reagimin e tifozëve francezë, por edhe entuziasmin e tifozëve belgë, të eliminuar me autogolin e Vertonghen ndaj “gjelave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat