Tre emra për stolin e Elbasanit

Futboll

Tre emra për stolin e Elbasanit

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:55
Logo e Elbasanit

Largimi i Nevil Dedes nga posti i trajnerit ka vënë në lëvizje klubin e Elbasanit.

Verdheblutë janë në kërkim të një trajneri të ri që do të drejtojë ekipin në fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri në Superiore.

Emrat e lojtarëve në hyrje kanë qenë dhe janë me mjaft eksperiencë ndaj edhe trajneri pritet të jetë i këtij niveli. Drejtuesit i kanë piketuar 3 emra konkretë që janë Giovanni Colella, Diego Longo dhe Serse Cosmi, sipas shtypit të shkruar.

Të tre trajnerë italiane me dy të parët që kanë qenë protagonistë në kampionatin shqiptar. Colella fitoi titullin kampion me Partizanin, ndërsa Longo drejtoi disa skuadra. Cosmi është emri më i bujshëm me 66-vjeçarin që ka një CV të pasur në Itali ku ka drejtuar edhe Peruggian në Serie A, ndërsa së fundmi Rijekën në Kroaci.

Të tre emrat janë duke u studiuar nga kryesia verdheblu dhe së shpejti do të vij një vendim përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat