Veerman: Nuk ishte java më e lehtë në karrierën time

Futboll

Veerman: Nuk ishte java më e lehtë në karrierën time

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 13:04
Veerman

Holanda la pas disfatën në ndeshjen e fundit të grupeve me Austrinë dhe u rikthye te fitorja ndaj Rumanisë me shifrat 0-3, duke siguruar këshu edhe një vend në çerekfinalet e Euro 2024.

Në fushë ndaj rumunëve, u aktivizua prej minutës së 69 edhe Joey Veerman, teksa ky i fundit ishte autor i një ndeshje shumë të dobët ndaj Austrisë, aq sa trajneri Koeman u detyrua ta zëvendësonte që në minutën e 35.

Së fundmi, 25-vjeçari theksoi se përjetoi ditë shumë të vështira pas Austrisë, aq sa u detyrua edhe të fikte internetin për të mos u ndikuar nga komentet në rrjetet sociale.

“Nuk ishte java më e lehtë në karrierën time. Ishte e vështirë pasi ishin shtatë ditë, unë nuk kisha durim për kaq shumë kohë, doja të reagoja menjëherë.

Shokët më ndihmuan të kaloja këtë periudhë të vështirë, trajneri më foli një ditë pas ndeshjes dhe më tha t’ia nisja nga fillimi.

Dy ditët e para ishin të vështira, por më pas gjithçka ndryshoi. Këtë herë vendosa edhe të fik internetin”, u shpreh Veerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat