Tirana zyrtarizon firmën me një sulmues shkodran.
Fjala është për Akileu Ndreca, që mbërrin nga Serie D e Italisë aty ku aktivizohej me Mestre, teksa në fillimet e karrierës është aktivizuar edhe me të rinjtë e Vllaznisë.
Në sezonin e fundit, 23-vjeçari është aktivizuar në 31 ndeshje me Mestre në Serie D duke shënuar edhe nëntë gola.
Shkodrani është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi dhe do të jetë gati për dy ndeshjet e raundit të parë në Conference League ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.
Ky është përforcimi i dytë për Tiranën në repartin ofensiv pas suedezit Amir Bajroviq.