Ballkani thyen rekordin e futbollit shqiptar, transferon brazilianin 900 mijë eurosh

Futboll

Ballkani thyen rekordin e futbollit shqiptar, transferon brazilianin 900 mijë eurosh

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 14:45
Giovanni

Ballkani mbetet mbretëresha e afatit kalimtar në futbollin shqiptar.

Kampionët e Kosovës prej disa vitesh tashmë transferojnë futbollistë të nivelit të lartë që në fushën e lojës kanë përkthyer investimin e klubit në sukses europian.

Pas Eris Abedinit, i rradhës është një ‘bombë’ e vërtetë.

Sulmuesi brazilian, Giovanni do të jetë një tjetër goditje e bujshme e suharekasve, sipas gazetarit Lorik Gashi. 22-vjeçari luan si sulmues krahu dhe ka një vlerë të majme prej 900 mijë eurosh në Transfermarkt, rekord për futbollin shqiptar.

Giovanni është një prodhim i akademisë gjigante të Santos ndërsa së fundi luajti për skuadrën e Amazonas, po në Brazil. Karriera e tij e shkurtër deri tani përfshin transferimin te Ajax për 1.5 milionë euro në 2 vite më parë dhe rikthimi në Brazil te Fluminense në vitin 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat