Arsenali paguan klauzolën 32 milion euro për ta blerë!
Merkato e Arsenal është në lulëzim të plotë dhe skuadra e Mikel Arteta ka nisur të sigurojë të ardhmen e portës.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, portieri spanjoll David Raya është shumë pranë nënshkrimit të kontratës për të qëndruar përgjithmonë me “topçinjtë”, klub ku luajti sezonin e fundit, por si i huazuar.
Bëhet fjalë për një transferim me vlerë rreth 32 milionë euro, shumë që londinezët do të paguajnë te Brentford, skuadra që ka kartonin e tij. kjo është edhe shuma e klauzolës për ta lënë të lirë. I rritur në Blackburn Rovers, Raya u transferua te Brentford në sezonin 2019/20 për një tarifë prej 3 milionë euro.
Ai gjeti menjëherë hapësirë dhe është rritur vitet e fundit, aq sa tani është gati t’i garantojë klubit të tij një fitim të rëndësishëm kapital. Sezonin e fundit Raya ka qenë në shërbim të Arteta, duke gjetur hapësirë edhe në kombëtaren e tij. madje ai luajti titullar në ndeshjen ndaj Shqipërisë.