Buffon: Unë nuk fshihem kurrë

Futboll

Buffon: Unë nuk fshihem kurrë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 15:06
Buffon

Italia mbylli mes zhgënjimit këtë Euro 2024, teksa axurrët kaluan mes shumë vuajtjesh grupin dhe më pas u eliminuan në 1/8-tat nga Zvicra. Kritikat nuk kanë munguar për të kaltrit, ku në fokusin kryesor janë lojtarët dhe trajneri Luciano Spalletti.

Ky i fundit kërkon që të vazhdojë aventurën me Italinë pavarësisht kritikave, megjithatë ka edhe nga ata që e vendosin veten në diskutim. Fjala është për shefin e delegacionit të kombëtares, Gianluigi Buffon.

Ish-portieri shprehet se nuk e di nëse do të vazhdojë detyrën në kombëtare ndërsa tha se nuk fshihet kurrë nga përgjegjësitë.

“Pas asaj që ndodhi, e sigurt është se një reflektim duhet ta bëjmë të gjithë. Nuk më pëlqeu ai eliminimi me Zvicrën dhe sidomos mënyra se si u eliminuam.

Dhe, duke qenë një nga ata që nuk fshihem kurrë nga përgjegjësitë, më duket normale që edhe roli im në kombëtare të jetë në diskutim”, u shpreh Buffon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat