Futbollisti Lindon Selimi i bashkohet skuadrës së Ligës së Dytë të Kosovës, Tefik Çangës nga Tërni.
Selimi largohet nga Dinamo e Ferizajt dhe firmos me Tefik Çangën, klub që ka synime të mëdha në edicionin e ri.
“Jemi shumë të lumtur të ju informojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me njërin ndër mesfushorët më të spikatur i cili edhe përkundër shumë ofertave që kishte i besoi projektit tonë.
23 vjeçari shquhet për shpirtin e tij luftarak, angazhimin dhe forcën që ka, po ashtu njihet edhe si motori i secilës skuadër ku ai ka luajtur.
Përforcimi ynë i ri vjen nga Dinamo dhe me përvojën e madhe që sjellë nga Liga e Parë do ta ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e synimeve të përbashkëta”, njofton KF Tefik Çanga.