Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm është evidentuar shumë i shqetësuar përpara ndeshjes me Spanjën.
Dueli me Danimarkën ka nxjerrë në pah probleme të theksuar në lupën e Lahmit, si në prapavijë, ashtu edhe ne fazën ofensive:
“Mbrojta jonë fut ende ujë. Fakti që Manuel Nojer u detyrua të na shpëtonte në disa raste, tregoj se nuk jemi aq kompaktë. Edhe ndërtimi i aksioneve nuk kishte rrezikshmërinë e duhur.
Kërkohet më shumë fleksibilitete në manovra sulmues.
Kundër Spanjës nuk ka për të qenë e lehtë, shumë herë me e ndërlikuar sesa karshi danezëve.
Për këtë jam i bindur”, përfundoi Ambasadori i Kampionatit Europian 2024 Filip Lahm.
Gjermania do të masë forcat me iberikasit ditën e premte në stadiumin e Shtutgartit.