Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka vënë dyshime të ardhmen e tij tek kampionët në fuqi të Anglisë.
Pas eliminimit të Belgjikës nga EURO 2024, 33-vjeçari thotë së është herët për të vendosur për të ardhmen e tij.
“Është shumë herët për t'u përgjigjur. Ka qenë një sezon shumë i gjatë, më duhet të pushoj trupin tim.
Vendimin tim do ta marr pas verës”, ka thënë De Bruyne.
“Jam mirë fizikisht dhe mendërisht pas një vitit që kam kaluar.
Kjo është ajo që doja, të dilja nga një sezon i shëndetshëm dhe në formë të mirë. Tani është koha për të pushuar”.
“Kur të kthehem do të bëj vendosi, por ndihem shumë mirë”, ka theksuar reprezentuesi belg.