Nexhmedin Memedi kujton tmerrin në Beograd: Vetëm shpirti im e di

Futboll

Nexhmedin Memedi kujton tmerrin në Beograd: Vetëm shpirti im e di

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 16:30
Nexhmedin Memedi

Ish-lojtari i kombëtares së Maqedonisë, Nexhmedin Memedi, i cili tashmë është menaxher futbolli, është kthyer të kujtojë ndeshjen e luajtur me Serbinë në Beograd, para gati tre dekada.

Memedi ka treguar se atë ndeshje nuk e harron kurrë. Ai, gjithashtu shprehet se nuk i harron kurrë sharjet.

“Ka qenë viti 1994 ose 1995. Me Serbinë luanim në Beograd. Unë isha i vetmi shqiptar në reprezentacionin e Maqedonisë.

Në një duel me Jokanoviqin unë pësova lëndim. Ma lidhën kokën me një fasho dhe kur u ktheva në fushë 30 mijë shikues bërtisnin: ‘Myte, myte shqiptarin’. Vetëm shpirti jem e di si e kam përjetuar”, tregon Memedi në emisionin “Goli i Europianit” në “Open-TV”.

"Pas ndeshjes një shok serb më kërkoi falje dhe një tjetër nga Maqedonia.

Të tjerë asnjë. Sikur thonin mirë e ka ky shqiptari ”, thotë mes tjerash Memedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat