Drita ka prezantuar sot mbrojtësin Gomda, i cili është bashkuar me skuadrën në stërvitje në Bullgari.
Hasan Gomda do të jetë pjesë e Dritës për një vit me mundesi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Gomda është transferuar në formë huazimi nga ekipi Golden Boy nga Gana dhe është bashkuar me ekipin në fazë përgatitore në Bansko.
Sezonin e fundit Gomda ishte pjesë e superligës së Maltës ku luajti me ekipin e Sirens FC.