Klubi turk prezanton sulmuesin shqiptar

Futboll

Klubi turk prezanton sulmuesin shqiptar

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 19:13
Pamje nga prezantimi

Kristal Abazaj zyrtarizohet në Turqi. Sulmuesi është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Ankara Keciorengucu, skuadrës që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.

27-vjeçari, i cili mbylli aventurën me Tiranën në Superiore, ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin e ri.

“Mirë se vjen Kristal Abazaj. Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me futbollistin, të cilit i urojmë suksese të mëdha me fanellën tonë”, lexohet në postimin zyrtar të turqve.

Për Abazajn, autor i 2 ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, bëhet fjalë për një rikthim në Turqi, aty ku ka luajtur për tri sezone me Istanbulsporin.

Drejtuesit e Keciorengucut po punojnë për ndërtimin e një skuadre pretendente për t’u ngjitur në elitë.

Sezonin e kaluar, Abazaj realizoi 11 gola me Tiranën, duke qenë shënuesi më i mirë i bardhebluve. Dhe i dyti i kampionatit pas shkodranit Bekim Balaj (17).

Sulmuesi i djathtë ka një përvojë të madhe, pasi ka luajtur edhe me Anderlechtin në Belgjikë dhe Osijekun në Kroaci, përveçse Istanbulsporit. Ndërkohë që në vendin tonë ka veshur më parë fanellat e Elbasanit, Luftëtarit dhe Kukësit.

Abazaj u largua si një lojtar i lirë nga Tirana pas dy edicionesh në kryeqytet. Ai nuk ia doli të fitonte asnjë trofe me bardheblutë, teksa u shpall nënkampion sezonin e shkuar. Gjithashtu humbi edhe finalen e Kupës kundër Egnatias, po një edicion më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat