​Dellova transferohet në Bullgari

Futboll

​Dellova transferohet në Bullgari

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 19:53
Lumbard Delova

Lumbard Delova do ta vazhdojë karrierën e tij tek skuadra bullgare, SCKA Sofia, duke u larguar kështu nga kampioni i Kosovës, Ballkani.

Mbrojtësi kalon te CSKA nga kampioni i Kosovës Ballkani, me të cilin futbollisti 25-vjeçar ka fituar 3 kampionate radhazi dhe është fitues i kupës dhe superkupës së vendit. Ndër sukseset e Dellovës janë titulli kampion me FC Prishtinën, si dhe Kupa e Kroacisë me Hajdukun e Splitit. Ai u zgjodh futbollisti numër 1 i Kosovës për vitin 2023.

Mbrojtësi ka përvojë në skenën ndërkombëtare, pasi ka marrë pjesë në afro 30 ndeshje nga EKT, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 është pjesë e Kombëtares së Kosovës.

“Pas negociatave të gjata mes dy klubeve, lojtari iu bashkua CSKA-së për një tarifë transferimi, por parametrat financiarë të marrëveshjes mbeten konfidenciale. Pas kalimit me sukses të kontrolleve mjekësore, ai do t'i bashkohet kampit përgatitor të CSKA-së në Bansko”, thuhet në njoftimin e klubit nga Bullgaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat