Klubi historik francez shpërblen trajnerin

Futboll

Klubi historik francez shpërblen trajnerin

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Lyoni përjetoi një sezon plot ulje-ngritje.

Skuadra e njohur franceze e nisi shumë keq, por më kalimin e kohës e mori vetën dhe e mbylli mjaft mirë. Duke u renditur në vendin e gjashtë në Ligue 1, pozicion që solli kualifikimin në Europa League.

Merita të mëdha për kthesën e Lyonit pati Pierre Sage, i cili u emërua në pankinën e skuadrës në një moment të vështirë. Me 7 herë kampionët e Francës që renditeshin të fundit.

Por 45-vjeçari bëri mjaft mirë dhe siguroi 46 pikë në 22 ndeshjet që drejtoi Lyonin në kampionat. Skuadër me të cilën mbërriti edhe në finalen e Kupës së Francës.

E humbur 2-1 përballë PSG-së së Luis Enriques. Drejtuesit e Lyonit, të kënaqur me atë që i ka dhuruar tekniku 45-vjeçar skuadrës, kanë vendosur të rinovojnë me të deri në 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat