Legjenda boshnjake çudit për Granit Xhakën: E keni parë ku ka luajtur Xhaka

Futboll

Legjenda boshnjake çudit për Granit Xhakën: E keni parë ku ka luajtur Xhaka

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 23:06
Mirsad Baliq

Ish-legjenda boshnjake e futbollit, Mirsad Baliq, i cili prej vitesh jeton në Sion të Zvicrës, ka analizuar rrjedhën e deritanishme të Euro 2024 në Gjermani.

Mbrojtësi i dikurshëm i Zhelezniçarit të Sarajevës, më vonë edhe i Sionit, Zurich-ut, Luzernit, nuk është i kënaqur me atë që ka parë deri tani.

“Është kampionat i dobët. Të gjitha kombëtaret luajnë të njëjtin stil të lojës, përveç Spanjës që luan njëjtë, por dallon se luajnë më shpejtë. Kombëtaret si Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Holanda po stagnojnë, ndërsa kombëtaret e vogla si: Turqia, Austria, Gjeorgjia, Polonia, Sllovakia, Rumania, Shqipëria po përparojnë. Franca deri tani ka fituar me fat.

Unw nuk po shoh ndonjë lojtarë si dikur që kanë qenë Zidan e të tjerë. Tash për tash talentin e tyre po e tregojnë Yamal i Spanjës dhe Arda Guler i Turqisë”, deklaron 62-vjecari Baliq për mediumin nga Maqedonia e Veriut “Open-TV”.Ai ka parashikuar se kush mundet të vij në finale e madhe.

“Për mua Spanja do të jetë në finale, edhe ate kundër Zvicrës, nëse kjo e fundit e mposhtë Anglinë, që nuk është çudi.

Nëse Zvicra vjen në finale, atëherë Granit Xhaka duhet të shpallet lojtar i turneut.

Graniti edhe te Zvicra i ndihmon trajnerit Murat Yakin në përbërjen e ekipit.

E keni parë ku ka luajtur Xhaka, ajo skuadër ka fituar trofe.

Është i jashtëzakonshëm në mbajtjen e topit, në pasime, në gjuajtje e të tjerë”, thekson Baliq.

Duke folur për Shqipërinë, ai tha se nuk ka pasur fat në Euro 2024. “Mendoj se kanë luajtur mirë. Nuk patën fat, ishin në grup të vështirë, por kualifikimi në Euro 2024 është sukses për Shqipërinë”, përfundoi Mirsad Baliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat