I dëshmuar si titullar i padiskutueshëm në Ligën e parë me Ramiz Sadikun, i kërkuar nga shumë skuadra, por për FC Prishtina kishte nënshkruar që pa filluar stinori pranveror.
Mesfushori, Rigon Llugiqi, i lindur në Prishtinë më 16.09.2003, ka marrë hapat e parë të futbollit në Sh.f. “Arsenal” të Prishtinës, pastaj në Sh.f. “Kurda”, Sh.f. “Roni 19”, U19 të Yverdon në Zvicër dhe së fundit me verdhezinjtë nga Prishtina, njofton FC Prishtina.
“S’kam dashur të dëgjojë për oferta tjera, ishte një ëndërr të isha pjesë e Prishtinës. Jam i lumtur për besimin e dhënë.
Nëse dua të zhvillojë karrierë profesionale duhet të dëshmohem në ekipet më konkurruese siç është Prishtina dhe nuk kam fare dyshim që sëbashku do të kemi sukses”, tha Llugiqi.