Arbitrat anglezë do të vendosin drejtësinë në dy ndeshjet e para çerekfinale

Futboll

Arbitrat anglezë do të vendosin drejtësinë në dy ndeshjet e para çerekfinale

Nga: K.G. Më: 3 korrik 2024 Në ora: 23:30
Anthony Taylor, e Michael Oliver

Gjyqtari më i mirë anglez, Anthony Taylor, do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Evropian ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë, njofton sot UEFA.

Taylor do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Gary Beswick dhe Adam Noon, ndërsa UEFA caktoi si gjyqtar të katërt sllovakun Ivan Kruzhljak.

Në dhomën e VAR-it do të jenë anglezi Stuart Atwell, polaku Bartosz Frankowski dhe Massimiliano Irati nga Italia.
“European Classic” do të luhet të premten nga ora 18:00 në stadiumin e Shtutgartit.

Një anglez do të jetë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e dytë çerekfinale të premten. Gjegjësisht, ndeshjen mes

Portugalisë dhe Francës do ta gjykojë Michael Oliver. Ndihmës të tij janë Stuart Burt dhe Dan Cook, ndërsa arbitri i katërt është caktuar Szymon Marciniak nga Polonia. Në sallën VAR do të jetë në krye holandezi Paul van Beckel.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Francës është caktuar të premten në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat