Jurgen Bardhi befason me ekipin e ri

Futboll

Jurgen Bardhi befason me ekipin e ri

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 23:46
Jurgen Bardhi

Jurgen Bardhi është lojtari më i ri i Umraniyespor në Turqi.

Mesfushori me tipare sulmuese ishte i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Keciorengucun.

Kështu Bardhi mbetet po në ligën e parë, që është e dyta për nga niveli në Turqi. Umraniyespor ka nisur revolucion me këtë merkato, ndërsa Bardhi është transferimi i parë.

Kontrata e firmosur është 1-vjeçare me të drejtën e rinovimit dhe për një tjetër. Bardhi u lidh dhe me një rikthim të mundshëm te Partizani.

Kjo alternativë do të realizohej për 26-vjeçarin, në rast se nuk do të kishte akord jashtë Shqipërisë. Firma e tij me Umraniyespor është e befasishme, ndërsa tashmë fokusi është te sezoni i ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat