UEFA cakton arbitër shqiptar për Partizanin

Futboll

UEFA cakton arbitër shqiptar për Partizanin

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 23:47
Partizani

Partizani luan në turin e parë të Conference League.

Kryeqytetasit përballen me Marsaxlokk në datat 11 dhe 18 korrik.

Për takimin e parë në Tiranë është caktuar një trupë moldave për të gjykuar.

Në anën tjetër ndeshja e kthimit që do vendosë kualifikimin më 18 korrik do të ketë një prej arbitrave që është shqiptar.

Kushtrim Lika është një prej dy asistentëve të Igor Stojchevskit.

Pjesa tjetër është nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për anësorin tjetër Daniel Vasilevskin dhe arbitrin e katërt Aleksandar Grujoskin.

Sfida e parë luhet në “Air Albania” prej orës 20:00. Ajo e kthimit “Centenary Stadium” të Maltës në 19:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat