Sezon i mrekullueshëm me Athletic Bilbaon dhe super Europian me Spanjën. Nico Williams po shijoi momentin më të bukur të karrierës.
Sulmuesi bask i ka bërë të gjithë për vete me driblimet dhe shpejtësinë e tij. Pedri, shoku i tij në kombëtaren iberike, shpreson ta ketë shok skuadre edhe te Barcelona.
“Nico do të ishte një përforcim spektakolar për Barcelonën, ardhja e tij tek ne do të ishte diçka e jashtëzakonshme.
Po flasim për një futbollist që e ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Shpresoj të bashkohet me ne“, theksoi një nga mesfushorët më të talentuar në Europë.
Spanja sfidon Gjermaninë në çerekfinalen e parë të Euro 2024. E programuar për të premten e 5 korrikut (18:00) në Stuttgart.
Duel që cilësohet nga të gjithë si një nga përballjet më të forta dhe emocionuese të Europianit, një finale e parakohshme.