Ky Europian është i jashtëzakonshëm për Gulerin

Futboll

Ky Europian është i jashtëzakonshëm për Gulerin

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 12:27
Arda Guler

Arda Guler, sulmuesi i Turqisë, që po bën një paraqitje të shkëlquer në Euro 2024, përgatitet për ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës. Në raundin e 1/8-ave, skuadra ballkanase eliminoi Austrinë (fitoi 2-1), që ishte favorite.

Duke folur për UEFA për këtë paraqitje të Turqisë në Europian, sulmuesi 19-vjeçar i Real Madrid shprehet: “Merih na dha kualifikimin. Ai shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë.

Të japësh krosime të tilla duke synuar kokën e tij është e lehtë…”.

Kundër Austrisë, Guler ishte protagonist me një asist: “Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova edhe golin e parë në turne. Gjithsesi, më e rëndësishmja është fitorja e ekipit: Jam shumë i lumtur që kam kontribuar”.

“Çerekfinalet? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë në forcat tona dhe duam të shkojmë në raundin tjetër”, tha Arda Guler.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat