Interi nis mbrojtjen e titullit në udhëtim

Futboll

Interi nis mbrojtjen e titullit në udhëtim

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën e 17-18 gushtit, teksa do të përfundojë në 24-25 maj të vitit 2025.

Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë. Në javën e dhjetë.

Gjithashtu nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22 dhe 29 dhjetor. Dhe 5 janar.

Superkupa e Italisë, në formatin “Final Four”, do të organizohet në Arabinë Saudite në periudhën 3-7 janar 2025.

Ndërkohë, java e parë ka sjellë përballje interesante. Kampionët në fuqi të Interit e nisin mbrojtjen e titullit në transfertë përballë Genoas.

Milani pret Torinon, ndërkohë që Juventusi i Thiago Mottës përballet në shtëpi kundër Comos së rikthyer pas 21 vitesh në elitën e futbollit italian.

Derbi i Milanos do të luhet në javën e pestë, konkretisht në datën 22 shtator, ndërkohë që duelet e zjarrta fillojnë që në javën e tretë.

Me sfida si Inter-Atalanta, Juventus-Roma dhe Lazio-Milan. Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit është programuar për javën e nënëtë në “San Siro” (27 tetor).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat