Faruk Statovci në krye të Flamurtarit

Futboll

Faruk Statovci në krye të Flamurtarit

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2024 Në ora: 14:05
Faruk Statovci e Agim Hasani

Flamurtari i Prishtinës ka emëruar kryetrajnerin e ri për edicionin 2024-2025.

Skuadra kuqezi i ka besuar Faruk Statovcit.

Flamurtari ka synime rikthimin në elitë.

Statovci së fundi e ka udhëhequr skuadrën Phoniex.  

“Faruk Statovci – timonier i ri i Flamurtarit! Klubi Futbollistik Flamurtari komunikon arritjen e bashkëpunimit me Faruk Statovcin për sezonin vijues.

Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci.

Fillimi i fazës përgatitore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub.

Të gjithë në KF Flamurtari i urojnë mirëseardhje Statovcit dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese”, ka njoftuar FC Flamurtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat