PSG hedh sytë nga lideri gjerman

Futboll

PSG hedh sytë nga lideri gjerman

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 14:44
PSG

PSG ka hedhur sytë nga Bayern Munich. Pasi nuk po arrijnë të sigurojnë shërbimet e portugezit Joao Neves, kampionët e Francës janë fokusuar te Joshua Kimmich.

70 mln euro ofroi klubi francez për 19-vjeçarin e talentuar, por Benfica kërkon minimalisht 100 mln për ta lënë të lirë.

Në kushte të tilla, PSG është përqendruar te “ylli” i Bayernit.

Kimmich, i cili ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re larg Bundesligës.

Te PSG janë gati t’i plotësojnë të gjitha kërkesat 29-vjeçarit gjerman me të cilin kanë nisur bisedimet. Bayerni nga ana tjetër, është i hapur për shitjen e lojtarit, të cilin nuk dëshiron ta humbë me parametra zero verën e ardhshme.

Luis Enrique e cilëson lojtarin e kombëtares gjermane si përforcimin ideal për skuadrën e tij, por drejtuesit e PSG-së duhet të nxitojnë. Pasi Kimmich pëlqehet shumë edhe nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat