Ish - ylli i Gjermanisë: Shkualifikimi i Bellingham do të ndihmonte Anglinë

Futboll

Ish - ylli i Gjermanisë: Shkualifikimi i Bellingham do të ndihmonte Anglinë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 15:44
Jude Bellingham

Heroi gjerman Dietmar Hamann ka pohuar se një skualifikim i mundshëm i Jude Bellingham mund të jetë një gjë e mirë për Anglinë.

Mesfushori i Real Madridit dhe Tre Luanëve është nën hetimin e UEFA-s për një gjest që bëri pasi shënoi kundër Sllovakisë në fitoren 2-1.

Bellingham mund të përballet me një skualifikim nëse nuk mund t’i vërtetojë UEFA-s se një gjest që ai bëri nuk ishte në asnjë mënyrë keqdashës.

“Gareth Southgate duhet ta kishte marrë vendimin më herët për të zëvendësuar Bellingham ose Phil Foden”, tha Hamann për BILD.

“Tani ai mund të jetë me fat nëse Bellingham pezullohet. Mungesa e tij mund të jetë edhe një bekim për Anglinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat