Në një intervistë për “AS”, Ilkay Gyndogan ka analizuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës. Kapiteni i katër herë kampionëve të botës ka vlerësuar në maksimum rivalët e radhës dhe njëkohësisht u ka hedhur edhe dorashkën e sfidës: “Deri më tani janë skuadra më e mirë e Europianit. Më pëlqen shumë stili i lojës së tyre, por do të shikojmë se ç’farë do të bëjnë kur ta kemi ne topin”.
Lojtari i Barcelonës flet nga eksperienca e tij në Mançester. “Në vitet e para me Sitin nën drejtimin e Guardiolës luanim shumë mirë, por na mungonte diçka pasi nuk dinim se si të silleshim kur nuk kishim topin në kontroll”, tregoi Ilkai Gyndogan.
Mes të tjerash ai u pyet nëse Gjermania kishte më shumë presion krahasuar me Spanjën.
]“Mendoj se në këtë pikë nuk duhet që të qëndrojmë shumë pasi ne jemi mjaftueshëm të rritur dhe me eksperiencë që të menaxhojmë situata të tilla”, tha kapiteni gjerman.