Laporte, qendërmbrojtësi i kombëtares së Spanjës, iu përgjigj kritikave të Jens Lehmann, ish-reprezentues gjerman, i cili e quajti Spanjën “të vogël” dhe “pa përvojë”.
“Ne nuk folëm për këtë në dhomat e zhveshjes.
Nuk na dëmton, mendoj se na bën edhe dobi.
Kjo do të thotë se nëse fitojmë, do të duhet të mbyllësh gojën. Nuk ka probleme”, ka komentuar ai.
]Spanja dhe Gjermania përballen me njëra-tjetrën të premten, në çerekfinale të Euro 2024..