Shkëndija dhe Dynamo Kievi, me marrëveshje të re për Ramadanin

Futboll

Shkëndija dhe Dynamo Kievi, me marrëveshje të re për Ramadanin

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 19:47
Reshat Ramadani

KF Shkëndija dhe Dinamo Kiev kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Reshat Ramadani për një periudhë njëvjeçare. 

Reshat Ramadani mbetet kuqezi të paktën për edhe një sezon. Më i vogli i vëllezërve Ramadani, u transferua nga Shkëndija te Dinamo Kiev në mars të vitit 2023, qëndroi në Ukrainë deri në fund të vitit të kaluar.

Në fillim të këtij viti, klubet gjetën akord për një huazim 6-mujor të Ramadanit te klubi i tij amë. Duke parë rendimentin e tij të shkëlqyer me kuqezinjtë, në interes të dy palëve ishte që lojtari të vazhdonte të luajë dhe të rritet si futbollist. Si rezultat, KF Shkëndija dhe Dinamo Kiev kanë arritur një marrëveshje të re për huazimin njëvjeçar të Ramadanit.

Tashmë është zyrtare që Reshat Ramadani do të luajë për sezonin e ardhshëm në klubin amë, KF Shkëndija, si futbollist i huazuar nga Dinamo Kiev. Kjo marrëveshje pritet të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të lojtarit dhe të kontribuojë në suksesin e ekipit tonë.

Ne e mirëpresim vazhdimin e Reshat Ramadanit dhe i urojmë suksese në sezonin e ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat