Kampionët përforcohen në mesfushë, prezantojnë ish-kapitenin e Kosovës U21

Futboll

Kampionët përforcohen në mesfushë, prezantojnë ish-kapitenin e Kosovës U21

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 21:44
Enis Abedinit

Ballkani përforcon radhët në mesfushë teksa klubi suharekas prezantoi afrimin e Enis Abedinit.

Ish-kapiteni i Kosovës U21, pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Zvicër teksa është aktivizuar me Xamax, Winterthur, Chiasso, Wil 1900 apo Lugano.

Tashmë, 25-vjeçari do të nisë një aventurë të re me Ballkanin teksa do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja për ndeshjet e raundit të parë në Champions League ndaj Santa Colomës së Andorrës.

"Eris Abedini që e ka zhvilluar karrierën në disa skuadra të Zvicres, tani është veshur portokall e zi me 3 vite kontratë.

25 vjeçari ka reprezentuar Kombëtaren e Kosovës në ekipin A, derisa më parë atë U-21. Aso kohe ai i tha PO Kosovës, anise me Zvicren u paraqit me gjeneratat U-20 dhe U-19", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat